• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga operacioni “Trëndafili i erës”/ Si Habilajt mbushën Italinë me armë dhe drogë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane e kanë konsideruar “një organizatë të vërtetë kriminale dhe mafioze të trafikut të drogës dhe armëve”. Nga një kërkim në mediat kryesore të vendit fqinj që të gjitha i kanë dhënë hapësirë operacionit të “Guardia di Finanza” që vuri në pranga 3 shqiptarët Moisi Habilaj (39 vjeç), Maridian Sulaj (29 vjeç) dhe Fatmir Minaj (55 vjeç). Në fakt urdhër-arrestet kanë qenë 11, citon lapsi.al. Përveç 3 shqiptarëve, në pranga janë vënë edhe 4 italianë ndërsa persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet për të cilët është lëshuar një mandat kërkimi ndërkombëtar.
“Trëndafili i erës”
Pikënisja e arrestimeve ka qenë një operacion i koduar “Trëndafili i erës” ku u sekuestruan 20 mijë euro të thata. Nga hetimet doli në dritë se kjo bandë në vitet e fundit kishte arritur të trafikonte në Itali armë dhe drogë në sasi të mëdha. Llogariten deri në 3.5 ton marijuanë e sekuestruar në disa operacione ku janë vënë në pranga të pakton 20 korrierë. Policia italiane sekuestroi edhe shumë armë kallashnikov dhe qindra municione. Agjentët italianë zbuluan se droga do të shpërndahej në rrugët dhe sheshet e Katanias. Vlera e saj në treg ishte rreth 20 milonë euro.


Në maj 2015 mjetet detare të trupës së Mesinës dhe Komandës Operative Aeronavale interceptuan në afërsi të Riposto, një peshkarexhë që ishte nisur nga brigjet shqiptare në bordin e së cilës u zbuluan 900 kg marijuanë, 2 armë kallashnikov me karikatorë dhe qindra municione.
Si funksiononte banda
Për të zbardhur se si funksiononte kjo bandë janë përdorur metodat speciale të hetimit me përgjime telefonike dhe ambientale. Nga hetimet ka rezultuar se nga anëtarët shqiptarë të kësaj organizate, fitimet kryesore i merrte Moisi Habilaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Maridian Sula dhe Fatmir Minaj. Ndërkohë, për anëtarët italianë të organizatës, kryesor është cilësuar. Antonio Riela, i cili ka pasur edhe precedentë të mëparshëm penalë me klane mafioze të trafikut të ilaçeve. Mediat italiane shkruajnë se 4 personat e shpallur në kërkim besohet se janë shqiptarë për të cilët i është kërkuar policisë shqiptare arrestimi dhe ekstradimi. Sipas të njëjtave burime në hetime është përfshirë edhe antiterrorizmi për shkak se ky rrjet i trafikut kishte në fokus të tij edhe armët. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=VP9mVH723h0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *