• |
ide | kryesore

Dorëheqje? Shikoni çfarë thotë Montela pas humbjes në derbi

Arkiva, Sport



I intervistuar pas ndeshjes së humbur ndaj Interit, trajneri i Milanit, Vinçenco Montela tha se ishte i hidhëruar për shkak se lojtarët e tij luajtën me zemër.
“Te penalltia ishte i shkathët D’Ambrosio. Të humbësh një ndeshje në minutën e 90-të preferoj të mos i shoh rastet. Jam krenar për këtë skuadër, për atë që dha në fushë. Për fat të keq rezultatet nuk na japin të drejtë, por skuadra po ecën përpara me shpirt, ide dhe lojë.
Dua ta shoh gotën gjysmë plot dhe kam dëshirë ta çoj parapara këtë projekt. Kush zbret nga “karroca” pas kësaj? I tillë është futbolli. Kur gjërat shkojnë mirë të komplimentojnë, kur nuk shkojnë ka kritika. Champions? Mbetet një objektiv, por megjithëse tani duket i paarritshëm ne nuk do të dorëzohemi” – e mbyll Montella.©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *