• |
ide | kryesore

FOTO/ Strakosha në formacionin e “11 yjeve” të javës Seria A

Arkiva, F1, Sport



Si çdo të hënë ka dalë formacioni i 11 më të mirëve të Serie A pas mbylljes së javës së së 8-të. Prestigjiozja italiane “Corriere dello Sport” ka publikuar formacionin ku bie në sy vendosja në portë e shqiptarit të talentuar Thomas Strakosha. E përditshmja italiane i jep shqiptarit të kombëtares sonë notën 9 duke shkruar: “Super në pritjen ndaj Khedira. Gjigant ndaj Higuain. Në histori për pritjen e penalltisë ndaj Dybala”.

Në mbrojtje janë rreshtuar Albiol (Napoli), Kulibaly (Napoli), Radu (Lazio). Në mesfushë Candreva (Inter), Leiva (Lazio), Milinkovic-Savic (Lazio), Luis Alberto (Lazio). Në sulm janë rreshtuar Immobile (Lazio), Icardi (Inter) dhe Insigne (Napoli). Trajneri më i mirë i javës është trajneri i Lazios, Simone Inzaghi dhe skema e përdorur prej tij 3-4-3 mjaft ofensive. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *