• |
ide | kryesore

KUJDES PAMJE TË RËNDA/ Atentati mafioz që përgjaku Lushnjen (FOTO & VIDEO)

Arkiva, Të fundit



Lapsi.al sjell të tjera foto dhe detaje nga masakra e Lushnjes me dy të vdekur dhe tre të plagosur. Ndonëse foto më poshtë që tregon dy viktimat, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha të shtrirë për tokë, është një pamje e rëndë, Lapsi.al e boton për të treguar brutalitetin e ngjarjes që tronditi sot Lushnjen.Ndërkohë burime nga grupi hetimor thonë se kemi të bëjmë me një atentat të tipit mafioz, jo me një ngjarje që mund të jetë shkaktuar nga ndonjë konflikt i çastit.

Edhe pse në reagimin e parë policia tenton ta paraqesë krimin si një larje hesapesh apo hakmarrje, dyshohet se atentati i sotëm mund të jetë kryer edhe për kontroll territori mes bandave rivale.

Sikundër Lapsi.al ka raportuar më parë, dyshimet e para për një nga autorët e krimit bien mbi Laert Haxhiun, pasi ky i fundit plagosi para disa muajsht Xhulio Shkurtin, i cili është nipi i Aldo Bares, ish kreut të bandës së Lushnjes. Në foton tjetër që sjell Lapsi.al duket Xhulio Shkurti (majtas) dhe Zamir Latifi (djathtas).

Foto tjetër është e viktimës së dytë, Jurgen Hoxha. Ky i fundit është kushëri me Xhulio Shkurtin, ndërsa Zamir Latifi është shok i tij.

Burime të Lapsi.al thonë se dy autorët kanë qenë të maskuar. Pak pas ngjarjes është gjetur një automjet i djegur në rrugën Lushnje – Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, si dhe tre armë zjarri.

©LAPSI.AL 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *