• |
ide | kryesore

“Ofelia” godet Irlandën, paralizohet vendi

Arkiva, Planet



Uragani Ofelia ka goditur Irlandën duke e paralizuar momentalisht këtë vend.

Të gjitha shkollat janë mbyllur. Autoritetet kanë ndaluar lëvizjen në rrugë. Ofelia është uragan i kategorisë së parë me fuqi shkatërruese. Raportohet se erërat kanë shpejtësinë 130 km/orë. Aktualisht energjia elektrike dhe transporti public është bllokuar.

Erërat e forta kanë përfshirë edhe Skocinë, Galles dhe Anglinë, ku më shumë se 320 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Spanjë dhe Portugali të paktën 35 të vdekur për shkak të zjarreve të mëdha të shkaktuara për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta të uraganit.

Uraganet janë fenomene të pazakonta për Evropën.  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *