• |
ide | kryesore

Historia me foto, mënyra origjinale si e festoi golin e tij Asani

Arkiva, Pikante, Sport
asani me qeleshe



Jasir Asani është ylli i momentit te Kombëtarja shqiptare, jo vetëm për golat që shënon por edhe për mënyrën si feston. Mëngjërashi me numër 9 shënoi një tjetër supergol në duelin ndaj Çekisë (shiko videon te linku poshtë) dhe më pas shkoi e i ‘rrëmbeu” tifozave Kuq e zi një qeleshe për të celebruar rezultatin 1-0 që i hapi rrugën kualifikimit.

VIDEO/ Shijoni perlën e Jasir Asanit ndaj Çekisë

“Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falenderoj Silvinjon dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre. Është kënaqësi e madhe për atë që po bëjmë. Sot është dita për të festuar, duhet të festojmë. Duhet të bëj gola”, u shpreh Asani.

LSA Photo ka fiksuar në aparat mënyrën origjinale se si vendosi të festojë Asani me qeleshe e cila ishte edhe simboli i kësaj fitoreje.

©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *