• |
ide | kryesore

Portreti i Krishtit nga Da Vinçi do të dalë në ankand në New York, mësoni çmimin stratosferik  

Arkiva, F1, Stil



Piktura e fundit e Leondardo Da Vinçit që është ende pronë private do të dale në shitje.

“Salvator Mundi”, një portret hyjnor i Jezu Krishtit, i cili daton në vitin 1500, pritet të shitet për rreth 100 milionë dollarë.

“Kjo është vërtet Kupa e Shenjtë e zbulimeve në art”, – u shpreh Alan Wintermute, specialisti kryesor i shtëpisë së ankandeve, Christie’s për pikturën e mjeshtrit italian.

Portreti shfaq Krishtin me një veshje ngjyrë blu e me një glob kristali në dorë.

E pikasur fillimisht në koleksionin privat të Mbretit Charles I, piktura doli në ankand më 1763, para se të zhdukej deri më 1900, kur fytyra dhe flokët e Krishtit ishin pikturuar sërish, gjë për të cilën Wintermute tha se ishte praktikë “krejt e zakonshme”.

E blerë në Sotheby’s nga një koleksinues amerikan për 45 paund më 1958, ajo u rishit më 2005 si një kopje e mbipikturuar e veprës, tha ai.

Pronari i ri nisi procesin e restaurimit dhe pas gjashtë vitesh kërkime ajo u vërtetua si kryevepra mbi 500-vjeçare e Da Vincit.

Shtëpia e ankandeve nuk e ka bërë të ditur shitësin, një koleksionues evropian, i cili e bleu atë më 2005, pas restuarimit të gjatë.

“Salvator Mundi” do të shitet në Christie’s, Neë York, më 15 nëntor.

Në lidhje me vlerësimin 100 milion dollarë, Wintermute thotë se “nuk është shitur kurrë diçka e tillë më parë dhe do të jetë tregu që do të vendosë”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *