• |
ide | kryesore

PS-PD ‘bashkëpunojnë’, votojnë ligjin e pakicave, LSI dhe PBDNJ kundër

Syri i Lapsit, Të fundit



Konsensus PS-PD në Kuvend për miratimin e ligjit për pakicave kombëtare. Kuvendi ka miratuar, pas 14 orësh me debate të nxehta, me 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim. Kundër ligjit kanë votuar disa deputetë të LSI dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Por LSI nuk ka pasur një qëndrim të unifikuar si grup parlamentar për këtë projektligj, pasi deputeti Nasip Naço ka votuar pro ligjit.

Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe. Ligji përfshin gjithashtu edhe ndryshime në aspektin arsimimit në gjuhën amë në zonat ku jetojnë minoritetet.

Kundër këtij ligji u shpreh kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili deklaroi edhe gjatë seancës plenare se ligji nuk përmbush kërkesat e BE për integrimin. Dule propozoi 9 amendamente të cilat u rrëzuan nga maxhoranca. LSI ishte e vetmja forcë politike e cila mbështeti propozimet e Dules. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *