• |
ide | kryesore

Sytë tuaj në duart e profesionistëve, 4 kirurgët e Spitalit Amerikan

Arkiva, Lapsi Leaks



Metodat më të avancuara për të hequr syzet dhe trajtimi i të gjitha sëmundjeve e patologjive të syrit me pajisjet më moderrne, pa asnjë dallim nga spitalet europiane. Qendra e Okulistikës(Oftalmologjisë), në Spitalin Amerikan me një ekip super të specializuar mjekësh shqiptarë e të huaj, ofron sot ato shërbime për të cilat shumë prej personave që kanë pasur nevojë kanë zgjedhur klinika jashtë vendit, veçanërisht për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale të vështira.

Tani sytë tuaj janë në duart e profesionistëve. “Sëmundjet e syrit që trajtohen në Spitalin Amerikan janë të gjitha sëmundjet që trajtohen në fushën e okulistikës apo oftamologjisë , sëmundjet e kornesë, infeksionet e ndryshme, sëmundjet e turbullimit të kristalinës, sëmundjet infektive, sëmundjet e retinës. Transplanti i kornesë I cili bëhet prej 10 vjetësh, (zëvendësim i indit të përparmë të syrit”, thotë Dr. Nadon Qafa, një prej kirurgëve të këtij departamenti, i specializuar në Ankara dhe me eksperiencë të suksesshme në dhjetra operacione të vështira, deri tek korrigjimi i shikimit për një numër -24, i cili konsiderohet si një rast I agravuar.Ai thekson se, për të pasur sukses në trajtimin e sëmundjeve të syrit, që nga diagnoza deri në trajtim është e domosdoshme puna në ekip, pasi sëmundjet e syrit në disa raste kanë lidhje edhe me sistemet e tjera tw organizmit. Ky bashkëpunim dhe ky staf bën që sëmundjet e vështira të diagnostikohen me shumë sukses. “Qendra e okulistikës në spitalin amerikan egziston tek spitali amerikan 1 dhe spitalin amerikan nr 3. Kemi të gjitha pajisjet e nevojshme për një diagnozë të plotë të të gjitha sëmundjeve të syrit dhe të gjitha grupmoshave, duke filluar që nga fëmijët e vegjël deri tek moshat e mëdhaja.Kirurgët e syrit janë të ndarë në dy specialitete kryesore: Kirurgë të segmentit anterior dhe kirurg të segmentit posterior”, thotë Dr. Teuta Haveri, kirurge oftamologe, e specializuar në Francë.Mjekja sqaron se , syri është një organ shumë delikat. “Nuk mund të bësh manipulime, por ndërhyrjet në sy bëhen nëpërmjet incizioneve shumë të vogla , mikroincizione .Kirurgjia e syrit është një kirurgji shumë fine që realizohet me instrumente shumë fine dhe me mikropsko operator zmadhues ,në mënyrë që trauma operatore të jetë sa më e

vogël, ndaj dhe duhet një ekip profesionistësh si dhe pajisjet e nevojshme”, thotë Dr. Haveri. Pjesë e ekipit prej disa muajsh, është bërë edhe një prej kirurgëve më të njohur në Itali Marcco Jaccobi, kirurg oftamolog. Ai ka kryer studimet si mjek i përgjithshëm në universitetin e Torinos më pas është specializuar si kirurg oftamolog. Për vite me rradhë ka qenë shef i shërbimit të okulistikës në spitalin “Vila Maria në Itali”, dhe numëron rreth 3000 ndërhyrje kirurgjikale për problemet e syrit si Katarakta apo Glaukoma, si dhe mbi 1000 ndërhyrje kirurgjikale të vitro retinës.”Mund të them me bindje të plotë se pajisjet mjekësore në Spitalin Amerikan nuk kanë asnjë dallim me spitalet e tjera ku unë operoj, në Itali apo Francë. Kjo është edhe arsyeja pse zgjodha të jem pjesë e këtij spitali I cili ofron strukturën dhe instrumentat më të avaancuara të cilat na ndihmojnë në kirurgëve që të kryejmë me sukses ndërhyrjet për pacientët”, shprehet Dr. Jaccobi.Duke u ndalur në Kirurgjinë refractive, Dr. Mimoza Meco, kirurge oftamologe e specializuar në Zvicër, sqaron se kirurgjia refraktive është procedurë kirurgjikale që mundëson heqjen e syzeve. “Kërkesat që janë në shtim vitet e fundit veccanërisht nga persona mbi 40 vjeç të cilët i kanë mbajtur për vite me rradhë. Ky është trendi i ri i kirurgjisë refraktive. Janë ndërhyrje që bëhen vetëm nga mjekët specialistë. Aparaturat kanë përparuar shumë dhe na ndihmojnë, por natyrisht përdorimi I tyre bëhet nga mjekë profesionistë në karrierë “, sqaron Dr. Meço.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *