• |
ide | kryesore

Top Story/ Si doli bllof drejtoresha e Ministrisë së Kulturës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Ministrisë së Kulturës Arta Dollani është gjendur sot në emisionin ‘Top Story’ në pozicionin aspak të lakmueshëm të nënpunësve që duhet të mbrojnë mëkatet e shefave.

Ajo ka zënë në studio vendin e atyre që mbrojnë ndërtimin e një kafeneje brenda Parkut Kombëtar në Butrint.

Por znj. Dollani që deklaroi se ka mbaruar studimet për arkitekturë në Poloni nuk kishte argument përballë kritikave të Neritan Cekës dhe Auron Tares.

Ajo tha se po ndërtohej një kafene pasi turistët vinin me bukë me vete për vizitën tre orëshe dhe se ata nuk kishin të pinin një shishe ujë. Ajo në fakt përsërit fjalë për fjalë ato që kishte thënë ministrja Kumbaro në Parlament.

Por ish drejtori i Parkut të Butrintit për shumë vite, Tare, i tha se s’kishte parë kurë vizitorë me bukë me vete në qytetin antik. Drejtoresha mbeti pa fjalë përballë argumentave:

Po si mund të merret një leje pa miratimin e Këshillit të UNESCO-s, siç e kërkon marrëveshja me këtë organizëm? Po kush e vendos, nëse u dashka bërë kafe, restorant, apo hotel? Ministri apo specialistët?

Imazhin e drejtoreshës e rrënoi përfundimisht Neritan Ceka kur ju adresua: “Ju dhe ministrja juaj jeni injorantë, ngatërroni termat, nuk dini të dalloni as teatrin nga amfiteatri”.



2 Comments

  1. E ndoqa emisionin mbreme, pasi jam e shqetesuar per ate qe po i ndodh Butrintit por edhe me keq per ate qe do ti ndodhe ne te ardhmen Butrintit dhe shesheve te tjere arkeologjike. Ne ate tryeze pashe pashe njerez qe nuk e duan kete vend: ish Drejtoresha e trashegimise kulturore ne kohen e Berishes, e cila njihet per vjedhjet qe ka bere ne sheshet arekologjike, sidomos ne Durres. Nertian Ceka njihet si nje nga shperdoruesit me te medhenj te trashegimise, hajdut dhe trafikant. Pashe nje drejtoreshe arrogante “prodhin tip fabrikes Rama’ dhe nje Auron Tare qe punon me pasjon edhe pse s’ka te beje fare me arkeologjine dhe trashegimine kuluturore.

    Argumente te pa bazuara per mbrojtjen e ndertimit. Sillen shembuj nga site te tjere arekeologjike ne bote, edhe pse une nuk mbaj mend te kem pare ndonje sherbim te tille qofte ne Akropol apo ne Foro Romano, mbase pasi jam mrekulluar nga pamja madheshtore dhe nuk me ka vajtur mendja as per te ngrene e as per nevoja te tjera personale.

    Mbrojtje e pa denje edhe nga ‘Ilirologu’ Ceka, i cili ne fund arriti ne perfundimin se edhe mund te pranohet nese me pare merret leja dhe diskutohet me arkeologet e vertete.

    Mbrojtje e jo e forte edhe nga Auron Tare, i cili arriti ne perfundimin se, nese plani i menaxhimit e lejon, mund edhe te ndertohet. Pra secili prej atyre te dyve qe duhej te mbronin paprekshmerine e Butrintit propagandoi vetem punen e vet dhe mu krijua pershtypja se, nese keta te dy do te ishin pyetur e njejta gje do te kish ndodhur.

    Nuk flas as per injorancen e Iris Pojanit dhe as per arrogancen dhe injorancen e drejtoreshes se IMK, pasi dihet qe ato do te mbrojne pozitat e tyre.

    Nje gje te vetme dua te them: Mos prekni Butrintin, perlen e Ballkanit (nuk do ta exzagjeroja po te thoja te Europes), vlerat e te cilit nuk qendrojne vetem ne mbetjet historike qe trashegon, por edhe ne natyren e virgjer, te pa prekur dhe te pa urbanizuar te te gjithe Parkut.

  2. Po eshte shume e thjeshte zgjidhja. Cmimi i biletes nga 700 leke behet 1000 leke. Brenda parkut behen puka pushimi ku lihen ambiente me bidona uje te pishem ku cdo vizitor i merr falas. A mund te pije nje njeri me shume se 6 bidona, ose 3 litra uje gjate 2 oreve. Une them se jo. Pra edhe ambientet i krijon edhr uje turistet pijne edhe pa pagese, duke u bere me atraktive guida. Ne rastin konkret duhet te shifet fakti se kush e ka marre per ta shfrytezuar kafen ? Pra pse me pagese ujin kur ka mundesi tia ofros “falas”. Kjo ceshtje dhe shume te tjera duan fantazi dhe administrim, jo korrupsin dhe koqe kandari qe firmosin ca ti thojne shefat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *