• |
ide | kryesore

(VIDEO-FAKT) Deklaratat e 2015-ës që sot nxjerin bllof Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të Moisi Habilajt ish ministri i brendeshem bëri nje deklaratë ku kërkoi drejtësi deri në fund, por si nuk ka mbajtur gjithmonë të njëjtin qëndrim. Në këtë video në vitin 2015, në Top Story, Saimir Tahiri deklaronte se në dijeninë e tij, Moisi Habilaj dhe të afërtit e tij nuk ishin kriminelë. Të qënurin e tyre trafikantë, Tahiri e cilësonte “rastin më të keq”.

Kur të gjithë akuzonin Habilajt, madje edhe vetë vartësi i Tahirit, drejtori i anti-drogës së Vlorës, Dritan Zagani, Tahiri shprehej se në dijeninë e tij ata nuk ishin kriminelë.

Sot, Moisi Habilaj u arrestua në Itali sëbashku me 6 persona të tjerë për trafik droge me vlerë mbi 20 milion euro. Nën furinë e akuzave të ringjallura nga ky arrestim sot, Tahiri vendos të bëjë thirrje për drejtësi ndaj tyre. Aq i bindur ishte dikur Tahiri se makinën e tij “Audi” nuk ia kishte shitur disa kriminelëve, saqë premtoi se do t’i kërkonte falje publikut nëse ata rezultonin të tillë. Por sot ai e harroi këtë premtim…

Reagimi sot në Facebook i Saimir Tahirit:

Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.

Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.

Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.

Per kedo, pa dallim e pa perjashtim. 

 

/LAPSI.AL/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *