• |
ide | kryesore

VIDEO/ Spektakël në derbin e Madoninës, triumfon Inter me tripletë të Icardi

Arkiva, F1, Sport



Derbi i “Madonnina” ka fitues Interin. Zikaltrit mposhtën 3-2 Milanin 3:2 në një sfidë emocionuese ku sulmuesi argjentinas Mauro Icardi realizoi një tripletë. Ishte kapiteni i Interit ai që kaloi fillimisht Interin në epërsi në minutën e 28-të ndërsa Suso barazoi në të 56-tën. Icardi kaloi sërish Interin në epërsi në minutën e 63’të, por Giacomo Bonaventura vuri sërish barazpeshën në të 81-tën.
Kur u mendua se derbi do të mbyllej pa fitues, Rodriguez shkaktoi penalti në minutën e 90-të dhe nga pika e bardhë Icardi nuk dështoi. Pas kësaj fitoreje Interi shkon në kuotën e 22 pikëve dhe rrëmben vendin e dytë me 3 pikë më shumë se Juventus dhe 2 më pak se Napoli i vendit të parë. Sfida e rradhës për skuadrën e Spaletit është pikërisht me kryesuesit e Sarrit. Kjo humbje e zbret Milanin në vendin e 10-të me vetëm 12 pikë të grumbulluara pas tetë ndeshjeve. ©LAPSI.al

https://youtu.be/6vb6doVgb-s



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *