• |
ide | kryesore

Bayern bën bis në shtesë

Arkiva, Sport
1111.jpg



Pas triumfit në Bundesligë, skuadra e Bayern Munich e ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë.

Skuadra e Pep Guardiolas në finale të kësaj gare e ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2:0, pas vazhdimeve.

Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi pa gola, edhe pse të dy skuadrat patë raste për të realizuar gol.

Kurse, vetëm pas vazhdimeve u përcaktua fituesi. Në minutën e 107-të, Arjen Robben realizoi gol golin e epërsisë 1:0, derisa në minutën e 120-të Thomas Muller shtoi avantazhin në 2:0.

Xherdan Shaqiri ishte në bankën rezervë të Bayern Munichut, por nuk u aktivizua në lojë për asnjë minutë nga Pep Guardiola.

Ndërsa, Borussia Dortmund mbeti duarthatë. Ekipi i Jurgen Kloppit mund të kënaqet vetëm me vendin e dytë në Bundesligë.