• |
ide | kryesore

Sipas “NY Times” Stev Jobs ishte per burg

Arkiva, Stil
images-3.jpeg

Nëse Steve Jobs do të ishte ende gjallë, a do të shkonte në burg?” Pyetjen e ka bërë në mënyrë provokuese New York Times, e cila ka risjellë tezën e atyre që mendojnë që themeluesi i Apple ka qenë ideatori, si dhe nxitësi kryesor i kartelit mes të mëdhenjve të Silicon Valley, për të mbajtur të ulëta pagat e punonjësve. Një cështje për të cilën Apple, Google, Adobe dhe Intel kanë vendosur tashmë të bëjnë një marrëveshje me qëllim që të shmangin pasojat e një padie të plot 64 mijë punonjësve.


 


Jobs, shkruan New York Times, “duket se nuk e ka lexuar asnjëherë, ose ka zgjedhur ta injorojë paragrafin e parë të Ligjit Sherman për Antitrustin”, i cili thotë që “cdo lloj plani që synon të kufizojë tretinë dhe konkurrencën është i paligjshëm”. Dhe ligji parashikon që, kushdo që e shkel këtë normë, duhet të konsiderohet “fajtor për një krim, të dënohet me një pagë ose me burg jo më shumë se tre vjet”. Ose, me të dy këta dënime.

 

“Steve Jobs ishte një shkelës ambulant i ligjit të antitrustit, ironizon Herbert Hovenkamp, ekspert i normave antitrust dhe profesor në Universitetin e Ajouës. Ai shprehet i “habitur nga risqet që Jobs paska qenë i gatshëm të ndërmarrë”.

 

Kundër “gjeniut vizionar” të Silicon Valleyt është shprehur edhe biografi i tij, Walter Isaacson: “Steve, kujton ai, ka menduar gjithmonë që regullat e njerëzve të zakonshëm nuk ishin edhe për atë vetë. Ky ishte gjenialiteti, por edhe origjinaliteti i tij. Mendonte që mund të sfidonte rregullat e fizikës dhe të shtrembëronte realitetin. Kjo i mundësoi të bëjë gjëra fantastike, por edhe të shkojë përtej të ligjshmes”.

 

 

Kthehu