• |
ide | kryesore

Pesë komplekset e burrave

Arkiva, Stil
meshkujt.jpg



Mos me tregojnë të shëndoshë këto xhinse? Mos i preva shumë shkurt flokët dhe me duket hunda e madhe? Sipas Cosmopolitan, edhe meshkujt kanë komplekse.

Sipas një studimi britanik meshkujt ashtu si femrat ëndërrojnë të kenë fizikun ideal. Sipas një anketimi te bere mbi 20.000 persona, ata kalojnë mesatarisht tre ore në javë duke u stresuar dhe duke menduar për “zonat e tyre problematike”.

Një pjese e tyre madje, mbajnë dieta në mënyrë të fshehte.

Ja disa zona për të cilat meshkujt kanë më shumë komplekse.

Barku

58% e meshkujve janë të fiksuar pas barkut dhe stresohen për këtë fakt.

Dhembet

Për 20% të meshkujve ngjyra e dhëmbëve përbën problem. Në sytë e tyre ata gjithmonë duken më të verdhë sesa janë në të vërtetë.

Flokët

Edhe pse shumica i mbajnë të shkurtër, 19% kanë komplekse lidhur me flokët.

Gjoksi

Ndryshe nga femrat që duan të kenë një gjoks voluminoz, meshkujt ëndërrojnë një gjoks me muskuj dhe sa më të drejtë.

Muskujt

14 % e meshkujve mendojnë gjithë kohës për muskujt apo për mungesën e tyre.

Një këshillë e vogël: Të dashur meshkuj, në vend që të bëni çmenduri dhe të kryeni shpenzime pa fund për të ndryshuar pamjen tuaj, pranojeni veten siç jeni. Nuk është e rëndësishme të dukeni mirë në sytë e të tjerëve, por se pari duhet të ndiheni mirë me vetën.