• |
ide | kryesore

Rusët po vijnë!

Arkiva, Ide
michael weiss.jpg



10 arsye që na shtyjnë të mos i besojmë Vladimit Putinit kur thotë se ka hequr dorë plotësisht nga pushtimi i Ukrainës Lindore

Lajmet e mesditës të së premtes njoftuan se presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar Obamën në Shtëpinë e Bardhë që të diskutojnë rreth mundësisë së një rezolute diplomatike kundrejt krizës në Krime. Që të dy, Obama dhe Putin, u pajtuan rreth dërgimit të udhëheqësve për bisedimin e hollësive rreth shpartallimit të situatës. Por, derisa marrëveshja mund të merret si një mundësi, SHBA dhe vlerësimet e inteligjencës sëNATO-s pajtohen se gjasat e rritjes së trupave ruse drejt kalimit të kufirit për në lindje të Ukrainës arrijnë në një orë. Pra, a është Putini një tjetër psikopat? Edhe mund të jetë.

Këtu shfaqen 10 fakte që përafrojnë mundësinë se Rusia ende mund ta pushtojë Ukrainën:

1. Masa e zhvendosjeve të trupave dhe qendrat e përkohshme emergjente.

Ashtu siç edhe është thënë deri më tani, Rusia ka grumbulluar më shumë se 50 mijë trupa në pikat e ndryshme përgjatë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë okupimin e Krimesë nga Rusia. Videot e publikuara në internet shfaqin automjete të blinduara që pamundësuan transportin hekurudhor në Voronezh, qytet në veriperëndim të Kharkivit të Ukrainës dhe në Novozybkov, i cili ndodhet 80 km në veri të Kievit. Po ashtu, rusët kanë larguar ushqimin dhe barërat.

Zëri i Amerikës njofton se në krahinën e Bryanskut është ndërtuar një qendër e përkohshme emergjente: ndodhet vetëm 19 km larg kufirit lindor të Ukrainës, i cili tani është duke u monitoruar mjaft shumë nga rusët.

Komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s, Philip Breedlove, thotë se Rusia ka mjaft meshkuj dhe forca ushtarake për të arritur krahinën separatiste të Transdniestrisë në Moldavi.Të mos harrojmë se herën e fundit Rusia ka përdorur një ushtrim spontan që pushtoi dhe copëtoi Krimenë.

2.Putinit i pëlqen t'i vërë në siklet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht kreun e tanishëm.

Më 28 shkurt të këtij viti, Obama paralajmëroi se "do të ketë kosto në rast se tenton të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë". Këtë deklarim ai e bëri në një ndejë në Washington Hilton. Të nesërmen bota u ndesh me një pushtim rus të Krimesë.

Rrallë herë ndodh që të hidhet poshtë aq shpejt kërcënimi nga presidenti i SHBA-ve. Rusia ka rritur në masë të madhe transferimet e armëve të saj në Siri që nga vjeshta e kaluar.

3. Ndihma financiare e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Fondi Monetar ndërkombëtar i ka siguruar Ukrainës një shumë të hollash me vlerë prej 18 miliardë dollarësh. Kjo shumë mund të shfrytëzohet brenda dy viteve dhe asaj mund t'i shtohen edhe 14 miliardë dollarë premtuar nga kontribuuesit ndërkombëtarë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhevendet anëtare të Bashkimit Europian. Huadhëniet e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështeten në disa kushte, posaçërisht në sektorin e energjisë. Kompania e gazit "Naftohaz" do të rindërtohet dhe konsumuesit do të duhet të paguajnë çmime më të larta të energjisë. Por, edhe në këtë kushte, Putini ka konstatuar rolin e tij të errët prej dekadash kundrejt industrisë së paqëndrueshme dhe të shtrenjtë të gazit të Ukrainës.

A thua si ndjehet Putini rreth kësaj çështjeje? Atij do t'i pëlqente tamam shembja e institucioneve dhe ekonomia e tregtisësë Ukrainës për stabilitetin e lehtësuar të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 

4. Putini e ka kuptuar se sa shumë ia kishin lehtësuar punën veprimet amerikane

Si mund t'i gëzohet një gjëje të tillë kur ish-udhëheqësja e sektorit "Planning Policy" në Departamentin Qendror, Anne-Maria Slaughter, ka publikuar një editiorial në Washington Post duke diskutuar se aneksimi i Krimesë përputhej ligjërisht dhe moralisht me intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Ekonomisti Andrew Weiss tha për New York Times seBrukseli duhet të fajësohet për nxitjen e agresionit të Rusisë për vazhdimin e marrëveshjes me Ukrainën.

5. Çfarë po ndërmerret rreth kësaj?

Derisa personeli i blinduar rus po mban paratrupat në cak, zëdhënësja e John Kerrit kishte publikuar një status në rrjetin social "Twitter", duke thënë: "Duke parë grumbullimin e madh të ushtrisë ruse në kufijtë e Ukrainës: kanosje mjaft e rrezikshme, Rusia e izoluar". Askush nga qeveria amerikane apo NATO nuk po mendon rreth ndonjë përgjigje ushtarake rreth pushtimit të Ukrainës dhe copëtimit të një shteti europian, dhe Putini është në dijeni për këtë.

6. Ja çfarë thonë funksionarët e Moskës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar ka votuar rreth ripohimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Ambasadori rus, Vitaly Churkin ka akuzuar ambasadën amerikane në Kiev për drejtimin e sulmeve të demonstrueseve së Maidanit."Rusia është i vetmi shtet në botë që mund ta shndërrojë Amerikën në pluhur radioaktiv", tha njëri prej gazetarëve kryesor të televizionit shtetëror rus, Dmitry Kiselyov.

7. Ushtria dhe tregtia e armëve të Rusisë mbështeten në Ukrainën

Një frazë e shkurtër e autorit Vladimir Voronov u shfaq në fund të muajit shkurt në magazinën ruse "Sovershenno Sekretno". Shkrimi ndërlidhej me arsyen e sulmeve ruse ndaj Rusisë. Arsyeja më e spikatur që u dha ra në kundërshtim me atë që thuhej se ushtria e Ukrainës mbështetet në Rusinë, në të vërtetë situata mbështetet në një drejtim tjetër – Kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë i nevojiten burimet prodhuese të Ukrainës.

8. Moska duket e turpshme dhe qesharake

Putini insiston rreth çështjes se Addasi nuk ka lëshuar gaz helmues në kryeqytetin e Sirisë gjatë gushtit të kaluar, gjithashtu ai këmbëngul edhe rreth asaj se në territorin e Krimesë nuk ndodhet asnjë trup ushtarak i Rusisë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel deklaroi se Rusia nuk planifikon ndonjë pushtim ndaj Ukrainës Lindore.

9. "Kombinatsiya" – "Dezinformata"

Me fjalën "Kombinatsiya" nënkuptohet shpërndarja apo përhapja, dezinformata e armikut, agjentët rekrutues dhe shtyrja e tyre rreth armiqësisë, krijimi i kushteve për përdorimin e mjeteve operuese teknike, etj. Putini nuk shfaq interes rreth kuptimit të vërtetës së fshatit kombëtar rus Potemkin, sepse gënjeshtra duhet të besohet. Njerëzimi duhet ta kuptojë se farefisi etnik përballet me një sulm sistematik nga Tallinni në Savastopol, dhe përkundrazi, është Amerika ajo që po pushton shtetin rus.

10. Modernizimi nuk është vetëm për sy e faqe

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka qenë vetëm për një kohë të shkurtër në pozitën e tij gjatë një viti dhe është anketuar si "ministri më i aftë" i kabinetit të Dmitry Medveved, edhe pse dosja e tij ishte më e skandalizuara.

Forcat e armatosura ruse nuk janë të riorganizuara dhe të shpërndara për qëllime të prapaskenës. Asgjë nuk mund të përputhet edhe pse ndër temat e telefonatës së Putinit me Obamën përfshihej edhe "tërbimi i ekstremistëve" në Kiev dhe me gjerë, apo "bllokimi" i Transnistrisë. Vërehet qartë se që të dyja këto janë vetëm pretekste për pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Autori është reporter i magazinës "Foreign Policy". Marrë nga: www.foreignpolicy.com