• |
ide | kryesore

Avionët Ramës i ulen përditë

Arkiva, Ide
andi-bejtja.jpg



 
 
Me nje here nuk quhesh ashtu. Kjo është një nga sintezat e fjalimit të pardjeshëm të Kryeministrit Rama, referuar avionit te ulur 
 
në Divjakë, duke u përpjekur ta trajtojë këtë si një episod të vecuar. Në fakt, kjo qe sinteza ,me 
 
pranueshme, në gjithë atë mori akuzash kundra opozitës, medias e rrjeteve sociale, të thena jo për 
 
herë të parë. Kjo qe një sintezë e pranueshme, por kryesisht vetëm për ata që mendojnë me të 
 
vertetë se me një herë nuk quhesh “ashtu”. Rama shkoi aq larg këtë herë sa dhe faktet konkrete, 
 
faktet kokëkorta, i trajtoi jo si të tilla, por si Parti Opozitare. Dhe kur faktet pa ngjyrë të kthehen 
 
automatikisht në opozitë, nuk të ngelet gjë tjetër vecse të bësh hartime gjimnazi e të thuash 
 
“shqiptarë ju dua më shumë se kushdo”. Ndaj, patetizmi i tij si publicist rebel i viteve 90, nuk i bën 
 
punë tashmë që është kryeministër as atij vetë, as qeverisë së tij, as Partisë Socialsite dhe as 
 
shqiptarëve. Nëqoftëse, kryeministri Rama nuk arrin të zberthejë këtë mekanizëm, sesi gjithmonë 
 
faktet i kthehen në opozitë të mirëfilltë, ai vetëm do futet në “humb-humb” situate dhe do shkojë 
 
nga njëra humbje në tjetrën, duke e cuar kredibilitetin e tij dhe të kësaj qeverie në zero, sic po bën 
 
në fakt në në trajktoren spiralen e së cilës e caktoi vetë, nga nga Armët Kimike e deri të Avioni 
 
Divjakës. 
 
Elementi i parë që e zhyt kryeministrin aktual në këtë gropë humbëse politikisht, është mungesa e 
 
transparencës dhe sinqeritetit në përgjithësi, që në fund të fundit e bën të ngelet akoma amator 
 
në politikë. Për të sot dhe për të gjithë maxhorancën, nuk do të kishte qenë kjo situatë nëqoftëse 
 
pyetjes së opozitës se a keni informacion në lidhje me këtë fakt, ai do i ishte përgjigjur: “Po, kemi të 
 
dhena të tilla, po i shqyrtojmë me seriozitet”. Personalisht, jam i bindur se kështu do i ishte përgjigjur 
 
kësaj pyetje Fatos Nano po të ishte kryeministër, Pandeli, Majko apo Ben Blushi. Sikurse jam i bindur se 
 
qëndrim të njëjtë me atë të Ramës, do mbante Erion Veliaj apo Sajmir Tahiri. 
 
Dhe pas këtij gabimi infantil politik që Rama e ka ngritur në shkollë më vete dhe mund ta konsiderojë 
 
art që i shërben për mirë, vjen gabimi i dytë që nuk ka si mos të bëhet pas të parit: tendenca sadiste 
 
për ta bërë sa më qesharake gjithë situatën bashkë me opozitën, median, rrjetet sociale e më 
 
gjerë. Në këtë mënyrë, rama luan me restin, edhe pse e di që faktet nuk i ka me vete, duke mos e 
 
lënë gurin e peshores në mes që ta lëvizi kur do vetë, po duke e pozicionuar o këtëj o andej, duke 
 
mos e patur më në dorë politikisht fatin e së tashmes dhe të së nesërmes ai vetë. Dhe për ta bërë 
 
sa më qesharake situatën duke dashur të cfaktojë cdo fakt, nuk ja lë në dorë këtë ta bëjnë të 
 
tjerët, por e bën vetë me zell duke folur për mushkonja, për dizifenktime……..Dhe tani nuk ka sesi të 
 
ndodhë ndryshe që në rrjetet sociale atë e quajnë pronar i “Mushkonja Airlines”.
 
Rama dhe pardje, sërish e kishte në dorë, edhe pse disi vonë, të kërkonte ndjesë, të pranonte se 
 
ai dhe qeveria e tij nuk i kishin marë seriozisht paralajmërimet e SHISH, të kërkonte gjysëm falje 
 
të gjithëve, përfshirë dhe opozitën dhe t’i kthehej punës, duke ndëshkuar ata që ishin për të 
 
ndëshkuar dhe të vazhdonte përpara. Apo, minimumi të thoshte po presim verdiktin e Prokurorisë. 
 
Por, Rama duket se asnjëherë nuk mendon poltikisht, të njëjtën gjë bëri dhe në rastin e armëve 
 
kimike dhe në ngjarje të tjera të përmasave më të vogla, duke dëshmuar se ai funksionon vetëm në 
 
bazë të një arketipi psiqik të modeluar në dekada dhe jo në bazë të një modeli politik. është ky 
 
arketip psiqik që ai e ndjek instiktivisht me rigorozitet, që nga mohimi, gënjshtra, tallja me faktin, për 
 
të ardhur në fund te fjalimet e tensionuara ku nuk vë dot as pikë as presje për shkak të frymëmarjes 
 
së rënduar dhe konfuzitetit. Rama mund të thotë se avion si ai i Divjakës janë ulur vetëm një herë 
 
dhe me një hërë nuk quhesh “ashtu”, por aviona si ky i Divjakës politikisht Ramës i janë ulur në 
 
rastin e armëve kimike, në rastin e protestës së furgonave, në rastin e daljes në publik të mesazhit 
 
dërguar ministrit të rendit e në shumë e shumë raste të tjera që duhet të jenë të përditshme, për 
 
sa kohë të gjithë brenda dhe jashtë qeverisë, brenda dhe jashtë Partisë Socialsite e kanë kuptuar 
 
se kryeministri ynë që na do shumë, nuk funksionon në bazë të një arketipi politik, por në bazë të 
 
një arketipi psiqik që e con në një spirale pa rrugëdalje ku faktet kthehen në opozitë dhe opozita dhe 
 
media në armiq. Me këtë sjellje politike dhe zoti nuk mund të jetë me të, ndaj aviona si a ii Divjakës 
 
do ketë përditë.
 
Nga ana tjetër, duke u sjellë në bazë të këtij arketipi psiqik humbës, Rama jo thjesht ul kredibilitetin 
 
e qeverisë së tij dhe të të vetëve, por ngre në mënyrë marramendëse kredibilitetin e opozitës, e 
 
cila pas të shtunës që kaloi kur ul avioni në Divjakë është një opozitë tjetër shumë herë më e 
 
fuqishme, shumë herë më serioze. Me këtë arketip sjelljeje që ndoqi duke u tallur fillimisht me Faktin 
 
në vetvete e pastaj me opozitën, rama jo vetëm i dha kësaj opozite, (që për hir të së vëretetës 
 
ishte në një pozitë të vështirë pas dorëheqjes së liderit të saj historik) monopolin e së vërtetës 
 
që këtë herë i takonte, por i dha shumë më shumë: i dha gjënë më me vlerë në tregun politik: i 
 
dha monoplin që edhe gënjshtrën po të dojë ta shesë me lehtësinë më të madhe për të vërtetë. 
 
Zot, na ruaj shpresoj opozita mos ta bëjë këtë se nuk do i sjellë marje fryme vetëm Ramës, por të gjithëve ne!
Pas kësaj trajektore që ndoqi Rama në rastin e Avionit të Divjakës, nuk i mbetet 
 
opozitës të vërtetojë që transport ii drogës mund të bëhet dhe me nëndetëse po do t’i duhet atij 
 
të vërtetojë të kundërtën. Shkurt dhe shqip tani është me e lehtë të besosh që avionët me drogë 
 
ulen dhe të krevati Ramës! Kjo që i ndodhi dhe po i ndodh Ramës, nuk është “gjëmë” që po ja bën 
 
as opozita, as media, as rrjetet sociale. Ky është ndëshkimi që vjen me talljen që iu bë Faktit dhe të 
 
Vertëtës. Ndaj, mos u cudisni, Rama mund ta ketë me sinqeritet kur thotë që na do shumë!