• |
ide | kryesore

Dehet Era Istrefi

Arkiva, Syri i Lapsit
era istrefi.jpg



Era Istrefi, vetëm 19 vjeçare ka nxjerrë këngën e saj të tretë, "E dehun". Një variacion kreativ mbi hitin e famshëm të Nexhmije Pagarushës. E vogla speciale e Istrefëve ka shkruar muzikën dhe tekstin vetë, ashtu si në dy këngët e para të saj. E veçanta këtë herë ka të bëjë me përfshrijen e një tjetër artisti të njohur në Prishtinë, fotografit Astrit Ismaili. Ai ka realizuar videoklipin e këngës së Erës, njëkohësisht edhe të parin e tij. Përfundimi është befasues, një punë impresionuese nga dy artistë të rinj, e denjë për çdo skenë botërore.