• |
ide | kryesore

Krul, portieri që con Hollandën në gjysmëfinale

Arkiva, Sport
Krul.jpg



Hollanda është gjysmëfinalistja e fundit e Botërorit. “Tulipanët” eliminuan me penallti Kosta Rikën dhe do të përballen me Argjentinën në fazën e parafundit të kampionatit. 120 minutat e lojës përfunduan pa gola. Heroi i kësaj mbrëmje ishte portieri Tim Krul. Ai u zëvendësua në minutën e fundit të lojës shtesë. Një zëvendësim që u duk befasues dhe i pakuptimtë për mjaft komentatorë sportivë. Por zgjedhja e Luis Van Gal i dha Hollandës kualifikimin me dy penallti të pritura.