• |
ide | kryesore

Ndërron jetë Alfredo Di Stefano, lojëtari më i madh në historinë e Realit të Madridit

Arkiva, Sport
Alfredo-Di-St-fano-011.jpg



Alfredo Di Stefano, lojëtari më i madh në historinë e Realit të Madridit, ka ndërruar jetë në moshën 88 –vjecare.

Ekipi madrilen njoftoi përmes një komunikate për shtyp se Presidenti i Nderit i këtij klubi vdiq në spitalin Gregorio Marañón, në kryeqytet.

Ish –futbollisti i kombëtareve të Argjentinës, Kolumbisë dhe Spanjës pësoi një atak kardiak të shtunën, në një rrugë pranë stadiumit Bernabeu, një ditë pas ditëlindjes.

Ataku zgjati 18 minuta dhe ai ra në koma.

Alfredo Di Stefano nisi të luajë në vitin 1953 me Realin e Madridit dhe e ndihmoi atë të shndërohej në një prej ekipeve më të fortë në botë, duke fituar radhazi 5 Kupa të Europës. Ai shënoi në të gjitha finalet që datojnë në periudhën 1956 – 1960.

Sulmuesi i lindur në Argjentinë fitoi gjithashtu 8 kampionate në Spanjë dhe mori cmimin “Lojëtari i vitit” në vitet 1957 dhe 1959. Ai e la Realin e Madridit në moshën 38 –vjecare, pas 11 sezonesh ku shënoi 300 gola. Di Stefano ka luajtur edhe me Argjentinën dhe Kolumbinë, por pa marrë pjesë asnjëherë në Kampionate Botërore me kombëtaret e këtyre dy vendeve.