• |
ide | kryesore

Këshilli i “ndrikullave” mblidhet në Tiranë

Arkiva, Paparazzi
ndrikullat.JPG



Iris Luarasi kishte ditëlindjen dhe për këtë mblodhi plot 8 shoqe. Dhe çfarë shoqesh! Nga e majta në të djathtë mund të dalloni: Fjori Dardhën, Ornela Begon, Iva Tiçon, Desada Metën, Elona Meçon, Arlinda Dudajn, vetë të zonjën e ditëlindjes Iris Luarasin, Ilva Taren dhe Ana Kekezin. Siç mund ta merrni me mend nga kjo përbërje, darka ka kaluar përgjithësisht në heshtje dhe pa shumë muhabete. Të njohura për vetëpërmbajtjen e tyre, veçanërisht në zijafete të tilla, vajzat e mësipërme janë mjaftuar me urimet për Irisin dhe më pas kanë vijuar darkën ku heshtjen e prishte herë pas here zhurma e pirunëve dhe ndonjë ndërhyrje e kamarierit.