• |
ide | kryesore

Luciano Moggi:Botërorin e fiton Argjentina. Do të vendosin Messi, Higuain e Di Maria

Arkiva, Sport
Moggi.jpg



Luciano Moggi, ish –drejtuesi sportiv i disa prej klubeve më të mëdha të futbollit italian dhe i konsideruar si “truri” i Calciopoli-t, skandalit të trukimit të ndeshjeve në Itali, në favor të Juventus e Milan, ka bërë parashikimin e tij për fituesin e kampionatit botëror.

Teksa analizon lojën e 4 skuadrave gjysmëfinaliste, Moggi përjashton nga finalja Hollandën. Thotë se Argjentina do ta mundë në gjysmëfinale dhe në finale do të triumfojë qoftë ndaj Brazilit apo Gjermanisë.

Sipas Moggi –t, Argjentina nuk ka bindur me lojën e saj, pork a kualitete si Messi, Higuain e Di Maria, që mund ta ndryshojnë në cdo moment fatin e lojës.