Neymar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe arrin të ecë pa paterica, sic tregohet në një kamera të fshehtë të televizionit ESPN. Dëmtimi i tij i kushtoi shumë Brazilit, por më shumë duket se do t’i kushtojë FIFA –s. Nëse nuk do të mund të luajë deri më 2 gusht, FIFA do t’i paguajë Barcelonës 14 mijë euro në ditë. Shifra e dëmshpërblimit përllogaritet në bazë të pagës së lojëtarit. Ai paguhet 5.1 milionë euro në sezon dhe sipas gazetës spanjolle, Marca, rezulton se shifra e saktë që FIFA duhet të derdhë në arkën e klubit katalanas është 13.972 euro në ditë. Sipas stafit mjekësor të kombëtares së Brazilit, Neymar duhet të qëndrojë jashtë fushës për 45 ditë. Në përfundim, përllogaritet se fitimi i Barcelonës do të jetë rreth 238 mijë euro.
FIFA do të paguajë 14 mijë euro në ditë për Neymar. Nga dëmtimi i tij fiton vetëm Barcelona
Arkiva, Sport
