• |
ide | kryesore

Në finale del Hollanda, sipas një teorie konspirative

Arkiva, Sport
roben1.jpg



Njerëzit janë të çuditshëm. Ngjarjet e mëdha nuk u shpëtojnë asnjëherë teorive konspirative. Kështu që, si festa më e madhe globale e momentit, nuk kish si t’u shpëtonte as Botërori i Brazilit, i cili është duke iu afruar fundit. Pas tronditjes që pësuan jo vetëm miliona brazilianët e vendit organizator, por edhe miliarda sportdashës në mbarë botën, të cilët u bënë dëshmitarë të një humbjeje të paprecedentë të vendasve përballë gjermanëve, me rezultatin 7:1, ja tek kanë filluar, nga dita e djeshme, të qarkullojnë zëra, sipas të cilëve finalja është e vendosur tashmë: Gjermani-Hollandë.

Teoria e këtyre rendësve pas “konspiracioneve” nuk mbështetet as tek forma e Leo Messit, as tek mungesa e Di Marias, as tek lëvizjet brilante të magjistarit Van Gaal, i cili me thënë të drejtën i ka patur disi me tepri në këtë Botëror.

Jo. Zërat që e nxjerrin Holandën në finale kanë për argument… sponsorët. Pikërisht, sponsorët e skuadrave, markat e mëdha që paguajnë një pjesë të madhe të shpenzimeve. Sipas këtyre zërave, në historinë e futbollit nuk ka ndodhur asnjëherë që në një finale të ndeshen dy ekipe që kanë të njëjtin sponsor. Dhe kjo teori “penalizon” … Argjentinën. Skuadra e Leo Messit ka mbështetës të njëjtën firmë sportive, si edhe Gjermania e Muellerit: Adidasin. Sipas kësaj logjike, gjithmonë sipas konspiracionistëve do të ndodhë që Hollanda e sponsorizuar prej rivalit gjigand të Adidasit, “Nike”, do të jetë finalistja e dytë e Botërorit, dhe kështu përvecse një përplasje europiane, një ndeshje Gjermani-Hollandë, do të kishim dhe një duel Adidas- Nike.

Edhe pak orë kanë mbetur për ta vërtetuar teorinë më të fundit të komplotit. (politiko.net)