• |
ide | kryesore

Barca, ofertë e cmendur për Rodriguez

Arkiva, Sport
james-rodrgues-640x340-637x340.jpg



Real Madrid mund të ndihet vertetë i shqetësuar në një nga pistat e merkatos pasi, rivali i vet i madh Barcelona po tenton ti rrëmbejë  një nga talentet më të medhenj të konfirmuar në botërorin e fundit të Brazilit.

Ashtu sikurse ndodhi edhe me operacionin e vitit të kaluar me Neymar,tashmë blaugranat kanë rritur ndjeshëm më shumë sesa Real Madrid ofertën për mesfushorin me tipare sulmuese të Monaco, James Rodrigues.

Për golashënuesin më të mirë të kupës së botës madrilenet kishon ofruar 60 milionë euro që u refuzuan nga Monaco po që pritej te bënin një ofertë të dytë deri në 75 milionë euro.

Por duket se edhe kjo oferte do të jetë e kotë pasi Barcelona të paktën sipas mediave spanjolle që janë afër këtij klubi do ti ofrojë skuadrës franceze 90 milionë euro për shërbimet e James Rodrigues i blere nga Porto 1 vit më parë për 43 milion euro.

Për këtë shifer vështirë se Monaco do të ketë ndonjë kundërshtim për ta shitur talentin kolumbian. Tashmë pritet vetëm që oferta të zyrtarizohet. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Barcelona bleu për 81 milion euro sulmuesin e Liverpool Luis Suarez.