• |
ide | kryesore

Tifozja belge fiton një kontratë me L’Oreal

Arkiva, Paparazzi
axelle.jpg



Axelle Despiegelaere, 17 vjeçare, tifoze e Belgjikës, e cila ra menjëherë në sy në Brazil për freskinë dhe plastikën e saj të bukur, siguroi një kontratë për modele nga L’Oreal. Foto e saj të parë u shkrepën gjatë ndeshjes Belgjikë- Rusi dhe menjëherë bën xhiron e botës. Belgët e zgjodhën “tifozen më të bukur të botërorit”, më pas një faqe në Facebook dhe disa artikuj dhe ja ku Axelle punësohet nga L’Oreal.

axelle despiegelaere

“Në internet kam marrë kërkesa të panumërta për martesë nga njerëz të panjohur”, tregon ajo për mediat belge. Që nga ai moment ajo ka mbyllur edhe llogarinë e saj në Tëitter për të qenë më e qetë.

axelle despiegelaere

Megjithë këtë famë të fituar menjëherë, Axelle mbetet me këmbë në tokë. “Dua mbi të gjitha të përqëndrohem tek shkolla, çka është gjëja më e rëndësishme për momentin. Kjo që po ndodh është bujë kalimtare. Të presim nëse do të zgjasë ose jo”, tha ajo për një televizion belg. Pasi hezitoi një moment, “Djallushja e Maracanas” I tha po L’Orealit për të realizuar një video dedikuar rrjeteve sociale.