Sergio Romero është pa dyshim heroi i mbrëmjes së San Paolos me dy penallti të pritura që e cojnë Argjentinën në një finale botërori pas plot 24 vjetësh. Por trajneri i tulipanëve të mundur, Lous Van Gaal kërkon edhe ai merita tek heroizmi i portierit argjentinas. Ai thotë se i ka mësuar Romeros si t’i presë penalltitë kur ai drejtonte AZ Alkmaar, në viti 2009.
Gjithcka që duhet të dini për portierin e Argjentinës
Sergio Romero, numri 1 i Argjentinës, ishte zgjedhja e preferuar e Alejandro Sabella –s. Ai luajti në sezonin e fundit me Monaco –n, i huazuar nga Sampdoria. 27 –vjecari ka debutuar me kombëtaren argjentinase në vitin 2009. Fillimisht ai ka luajtur për Racing Club de Avellandea, në Argjentinë, në sezonin 2006 – ’07. Në 2007 – ’09 luajti për hollandezët AZ Alkmaar. Në 2009 kartoni i tij blihet nga italianët e Sampdoria, të cilët, sezonin e fundit e huazuan tek Monaco në Francë. Ai është martuar me aktoren dhe modelen Eliana Guercio, e cila së fundi ka zënë faqet e para të revistave rozë me ofertën e çuditshme që i bëri këngëtares Rihanna: “Nëse Argjentina fiton botërorin, do të ta jap borxh burrin”.
Foto:














