• |
ide | kryesore

Topi i Artë në Botëror, ja cilët janë 10 kandidatët

Arkiva, Sport
topi-i-arte.jpg



Katër lojëtarë të Gjermanisë dhe 3 të Argjentinës janë në listën e 10 kandidatëve për të fituar Topin e Artë në botëror. Pjesë e saj janë edhe Neymar, Arjen Robben dhe kolumbiane James Rodrigues. 7 të tjerët, Angel Di Maria, Mascherano, Messi, Hummels, Toni Kroos, Lahm e Muller do të jenë protagonistë të finales së të dielës.

Fituesi do të shpallet pas finales, bashkë me fituesit e Topit të Argjendit dhe të Bronzit.

Do të jepet gjithashtu edhe cmimi Dorashka e Artë për portierin më të mirë të turneut. Në listë janë Keylor Navas i Kostar Rikës, Neuer i Gjermanisë dhe argjentinasi Romero.

Por nuk përfundon këtu. Do të jepet edhe cmimi për lojëtarin e ri më të mirë, për të cilin janë në garë hollandezi Memphis Depay dhe francezët Pogba e Varane.