• |
ide | kryesore

Koreano-veriorëve u thonë se po fitojnë në botëror

Arkiva, Syri i Lapsit
Koreja e Veriut.JPG



Rezultoi të jetë false një prej videove më të klikuara të dy ditëve të fundit, sipas të cilës, televizioni shtetëror i Koresë së Veriut u tregonte qytetarëve se kombëtarja kishte kaluar fazën e grupeve dhe do të luante me Portugalinë. Në 2 ditë videoja është parë nga më shumë se 1.5 milionë persona. Në të thuhet Koreja e Veriut kishte arritur fitore 7 – 0 me Japoninë, 4 – 0 me SHBA dhe 2 – 0 me Kinën. Që televizioni shtetëror i Koresë ka manipuluar vazhdimisht me sportin, kjo nuk është gjë e re. Në botërorin e  4 viteve më parë në vend të humbjes 2-1 me Brazilin u publikua lajmi i fitores 1-0.