• |
ide | kryesore

Gazetari i këndon Kancelares Merkel, “Shumë urime për ty”

Arkiva, Syri i Lapsit
Merkel.jpg



Një gazetar gjerman i bëri një dhuratë të pazakontë Kancelares Merkel për ditëlindjen e saj të 60. Gjatë një konference për shtyp të Kancelares, në Bruksel, gazetari i këndoi asaj këngën “Shumë urime për ty”. Kancelarja e falenderoi atë dhe tha në konferencë se liderët e tjerë të BE –së i kishin dhuruar lule. Një gjest i pëlqyeshëm ky i reporterit, i cili, ndoshta pa dashur do të mbetet në histori si Merlin Monro, që i këndoi të famshmen "Happy Birthday" presidentit Kenedi.