• |
ide | kryesore

Punëtore si Sadija: Kur të rrjedh uji në shtëpinë e re…

Arkiva, Paparazzi
dhermi 1.jpg



Sadije Berishës nuk po i shkojnë si duhet gjërat me shtëpinë e re, në Skellefte Hamn të Suedisë. Ish –bashkëshortja e Shkëlzen Berishës ka patur probleme me rrjedhjen e ujit dhe i është dashur të punojë edhe vetë për disa orë për ta riparuar. E këtë fakt ajo ka dashur ta ndajë me miqtë e saj në Facebook, ku ka postuar disa foto dhe një sqarim, në anglisht.

“Çfarë bën një familje kur i rrjedh uji në shtëpinë e sapondërtuar, në të cilën nuk ka hyrë ende dhe kur thuajse të gjithë punëtorët e tjerë janë me pushime? Ngava makinën për 8 orë për në veri të Suedisë dhe ndihmova në nxjerrjen jashtë të parketit dhe të izolimeve. Punova gjithë natën dhe thuajse gjatë gjithë ditën. Më pas, një zhytje në ujin e ftohtë të detit."