• |
ide | kryesore

Ronaldo, nje narciz i pandreqshem

Arkiva, Sport
image.jpg



Legjenda kroate Zvonimir Boban ka goditur portugezin Ronaldo pas përfundimit të Kupës së Botës duke thënë se tendenca e yllit të Real Madridit për të vendosur veten para ekipit i ka kushtuar atyre në Botëror. 29 vjecari nuk arriti të ndalojë poshtërimin e kombëtares portugeze në Brazil që nuk arriti as të kalojë fazën e grupeve, dhe sipas Boban, prezenva e Ronaldos i kushtoi Portugalisë në mënyrë indirekte.
“Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai e tregoi këtë edhe në Brazil, ndonëse i humbi disa raste”. “Por, faji i tij kryesor është mënyra se si ai e sheh veten dhe ekipin e tij. “Ai pati shënuar për 4-1 në minutën e 120 në finale e Champions League dhe kishte festuar si i çmendur.
Kjo është dëshmia kryesore se ai e dashuron veten e tij. Titujt duhet të jenë për ekipin, jo për Ronaldon.
“E njëjta gjë ndodhi me Portugalinë në Brazil. Nuk kishte disciplinë as rend. Të gjithë lojtarët e Portugalisë po luanin lojën e tyre dhe ishin më shumë të preokupuar me stilin e flokëve ose tattoo-të e tyre. Kjo është një sjellje holivudeske.
“Dukej sikur lojtarët tjerë donin të tregonin se Portugalia është më shumë se Ronaldo.”
Është vërtetë për keqardhje që ekipi ka humbur identitetin për shkak të një kapiteni të ç’ekuilibruar, si për Ronaldon ashtu edhe për gjithë gjeneratën.”
Ish mesfushori milanez foli edhe për performancën e Italisë në Kupën e Botës, dhe ishte po aq kritik edhe ndaj çunave të Prandellit.
“Italia është në rënie për vite me radhë. Dikur kanë qenë NBA i futbollit, por tani janë një cirkus mesatar i futbollit.
“Klubet italiane i sheshin yjet e tyre këto ditë dhe Italia është një reflektim I këtij zhvillim. Ata dukej sikur nuk dinin cfarë të bënin në fushë. Italia dikur ka ditur të fitojë ndeshje, tani sikur e ka harruar edhe këtë ”
“Ata përfunduan ashtu siç ishte e shkruar të përfundojnë me një mbrojtje aq të dobët, mesfushë të ngadaltë dhe me një sulmues të trentë si Mario Balotelli. Italia e ka humbur identitetin e saj.”