• |
ide | kryesore

Shaqiri, tek Bayern apo tek Roma? E kërkojnë edhe Liverpool, Juventus e Valencia

Arkiva, Sport
shaqiri-svizzera-asroma-bayern-monaco.jpg



Xherdan Shaqiri duket se nuk ndihet më mirë tek Bajerni i Mynihut. Matthias Sammer, drejtori sportiv i klubit bavarez tentoi t’u jepte fund zërave për largimin e tij duke thënë se “ai është një lojëtar i rëndësishëm për të ardhmen e klubit”. Por pak më vonë Shaqiri bëri në postim në Twitter, ku shkruante: “unë jetoj në të tashmen, jo në të ardhmen”, që ngjan me një përgjigje për deklaratën e Sammer. Pas prezantimit të mirë që bëri në Botëror, Shaqiri po kërkohet me ngulm nga Roma e Liverpool. Ai po ndiqet edhe nga Juventus e Valencia.  Në faqen zyrtare të Romës shkruhet se klubi është gati të japë Benatia –n në shkembim dhe një një shifër që mbetet për t’u fiksuar. Bayern duket se kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij. Shaqiri nuk po gjen hapësirë tek Bayern, pasi në pozicionin e tij luajnë Robben e Ribery. Në sezonin e fundit është aktivizuar vetëm dy herë, por Mathias Sammer thotë se aktivizimi i pakët ka të bëjë më shumë me dëmtimin që pësoi 22 –vjeçari.