• |
ide | kryesore

Sharon Stone përsërit skenën e nxehtë të Basic Instinct

Arkiva, Syri i Lapsit
sharon stone.png



 

Ajo ishte skena që 22 vjet më parë do të shënonte një kthesë në karrierën e saj. Kryqëzimi i këmbëve tek Basic Instinct u bë skena më seksi e të gjitha kohërave në kinematografi. Një kult! 21 vjet më vonë, aktorja, që tashmë është në moshën 50 -vjeçare e përsërit atë në emisionin CONAN në TBS dhe rrëfen disa sekrete deri tani të panjohura. Sipas saj, regjisori hollandez Paul Vehoeven i kishte kërkuar t`i hiqte të brendshmet pasi i dukeshin, duke i premtuar se asgjë intime nuk do të regjistrohej. Ajo thotë se kur e kishte parë filmin i kishte dhënë edhe një shuplakë regjisorit, pasi ishte ndjerë e tradhëtuar. Por rrëfen se do ta kishte bërë sërish të njëjtën skenë, pasi ajo i ndryshoi jetën.