• |
ide | kryesore

Refuzohet kërkesa e Bajernit për të shtyrë kampionatin

Arkiva, Sport
140324185842-bayern-team-photo-horizontal-gallery.jpg



Në Bundesligë, klubet e tjera i thanë JO kërkesës së Bajernit të Mynihut për ta shtyrë nisjen e kampionatit me një javë, nga 22 në 29 gusht. Bajerni e kërkoi këtë për t`u dhënë më shumë kohë për të pushuar lojëtarëve të tij që luajtën me kombëtaren në botëror. Refuzimi ka irrituar së tepërmi administratorin e deleguar të Bajernit, Rumenigen. Ai tha për tabloidin BILD se këto klube thanë JO vetëm sepse duan t`i shkaktojnë probleme Bajernit. Në botëror, Bajerni i Mynihut pati të aktivizuar 9 lojëtarë.