• |
ide | kryesore

Anderlehti i Besnik Hasit fiton edhe superkupën e Belgjikës

Arkiva, Sport
hasi.jpg



Ekipi i Anderlehtit, i cili drejtohet prej sezonit të shkuar nga ish -kapiteni i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, fitoi edhe superkupën e Belgjikës. 

Ky është trofeu i dytë për Hasin. Ai e mori drejtimin e ekipit, ku ka luajtur edhe vetë, kur gara për titull ishte e hapur dhe arrit ta nxjerrë atë kampion. 

Ndeshja me Sporting Lokeren përfundoi 3 – 1. Ky është titulli i tretë radhazi për Anderlehtin dhe i 33 -ti në histori.