• |
ide | kryesore

Prapë parodia me simbolet? Xhaka këmbëngul si patriot

Arkiva, Sport
xhakajpg-large.jpeg



Granit Xhaka po dëshmon se nuk e ka problem ta tregojë prejardhjen e tij, madje te mburret me të, sa herë gjendet jashtë fushave te futbollit. Këtë herë patriotizmi jashtësportiv i Granit Xhakës është shfaqur në një foto, ku ai perpiqet të tregohet "më katolik se Papa". Jo vetëm ka pozuar me shqiponjën dykrenare mbi gjoks, por edhe me stemën gjigande të UÇK-së pas shpinës së tij. Shumëkush nga tifozët shqiptarë nuk do ta kishin dashur Xhakën me uniformën luftarake kundër milicisë serbe, por ama do të kishin dashur ta shihnin atë këtë vjeshtë të mbante ngjyrat e Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë. Mirë po Xhaka ka bërë një zgjedhje tjetër. Ai si futbollist ka bërë zgjedhjen personale për të luajtur me Zvicrën, ndaj patriotizmi i tij fotozhenik, këtë radhë është i pavlerë për tifozët shqiptarë. Keta djem, si Xhaka, Shaqiri, Berhami, Mustafa (kampioni më i ri i botës që pozoi me simbolin shqiptar pas fitores), natyrisht që nuk janë tradhëtarë, siç i quan ndokush, por po aq pak kanë të drejtë të shiten si patriotë. Ndaj le të bëjnë mirë punën e tyre dhe mos u shesin më shqiptarëve lojën e shpifur me simbolet kombëtare.