• |
ide | kryesore

Blerina, dieta speciale mbërrin edhe në Prishtinë

Arkiva, Stil
blerina (600x800).jpg



Dietën e famshme që i ka bërë të duken bukur mjaft personazhe të njohur televizivë në Tiranë, tani do ta gjeni edhe në Prishtinë.  Blerina, dietologia pasionante që e ndiqni çdo të dielë në Tv Klan tek e Diela Shqiptare me këshillat e saj, këto ditë gjendet në Kosovë.

Pas godinës së KEK-ut, në zonën e njohur si Santeja, në zemër të Prishtinës, është hapur tashmë restoranti BlerinaDiet. Ky restorant do të ofrojë ushqim të shëndetshëm, këshillim dietologjik të personalizuar si dhe dietën për çdo individ më shërbimin e shpërndarjes në çdo skaj të Prishtinës. Mjafton regjistrimi dhe ushqimi mbërrin në orarin e caktuar, në zyrë, në shpi apo kudo që të ndodheni.

Dietologia Blerina Bombaj tha për Lapsi.al se shpreson që programi i saj të mirëpritet edhe në Prishtinë, ku ushqimet janë pak më shumë kalorike se në Shqipëri. Shqiptarët e Kosovës që deri para disa vitesh nuk janë dalluar për mbipeshën, kohëve të fundit kanë shfaqur probleme prej ushqimit jo fort të shëndetshëm.
BlerinaDiet ka në program mëngjes, drekë dhe darkë duke u bazuar në dietën mesdhetare. Shumë shpejt, prodhuesit vendas do të jenë furnizuesit kryesorë me bulmet, mish, fruta dhe perime për të gjithë shërbimet e restorantit.

Shijojeni dietën më efikase që ju bën të dukeni gjithnjë të bukur dhe në formë. Lapsi.al ua këshillon të gjithë atyre që e duan ushqimin e mirë e të shëndetshëm.