• |
ide | kryesore

Skënderbeu eliminohet nga gara për në Champions League

Arkiva, Sport
skenderbeu_0.jpg



Skënderbeu barazoi 1 – 1 me Bate Borisovin, në stadiumin e Korçës. Por rezultati nuk i ka mjaftuar për t`u kualifikuar për në turin e tretë të Champions League. Ndeshja e parë në Bjellorusi përfundoi 0 – 0. Kundërshtarët ishin të parët që shënuan, në minutën e 29. Korçarëve iu anullua një gol po në këtë pjesë. Barazimi erdhi në minutën e 67 të pjesës së dytë me anë të Radas. Ekipi i Josës pati edhe disa raste të tjera, por pa mundur të shënojë.