• |
ide | kryesore

Antonio Conte, nga Juventusi drejt PSG

Arkiva, Sport
conte.jpg



Tifozët e Juventusit ende nuk e kanë marrë veten nga largimi i beftë i Antonio Contes dhe zëvendësimin e tij me Massimiliano Allegrin, trajnerin që nuk mundi të bëjë asgjë me Milanin në sezonin e kaluar. Dhe tashmë u duhet të mësojnë lajmin se Conte i ka lënë ata për të zgjedhur Paris Saint Germain. Kalimi i Contes tek kampionët e Francës ende nuk është zyrtarizuar, por sipas Corriere dello Sport kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Conte do të zëvendëosjë Laurent Blanc, i cili nuk arriti sezonin e kaluar të çojë më tej ekipin e tij në Champion League, duke u skualifikuar nga Chelsea, ndonëse në Paris kishin fituar me rezultatin 3 me 1. Humbja në Londër u cilësua si një dështim i Blanc. Të dy trajnerët si Conte ashtu edhe Blanc, kanë fituar kampinatet në vendet respektive, por nuk kanë mundur të lënë gjurmë në Champions. Nëse Fati i mëtejshëm i Blanc nuk dihet, PSG shpreson që me Conten t'i afrohet trofeut europian.