• |
ide | kryesore

Penisi më i gjatë do të vendoset në muze

Arkiva, Paparazzi
penis1.jpg



Xhonas Falkoni gëzoi një dhuratë të jashtëzakonshme që nga momenti kur ai erdhi në jetë dhe tani, ai ka vendosur t’ua dhurojë atë të tjerëve.

43 vjeçari nga Manhatan është bërë i njohur si mashkulli që ka penisin më të gjatë të matur ndonjëherë në një dokumentar televiziv, një cilësi kjo që e shndërroi atë në një star të internetit. Ai ka refuzuar shumë mundësi që i janë dhënë për t’iu futur industrisë së pornos. Por tani, ai ka marrë një ofertë që nuk mund ta refuzojë. 

The Icelandic Phallological Museum, i njohur ndryshe si “Muzeu i Penisit”, i ka ofruar Xhonas famë të përjetshme, duke vendosur organin e tij seksual prej 34,29 cm në një nga stendat e tij, pas vdekjes.

“Jam shumë i nderuar nga kjo ftesë që më është bërë”,  thotë Flakon në një letër dërguar Muzeut. “E vlerësoj devocionin e muzeut tuaj ndaj shkencës dhe do te jem i nderuar të vendos burrërinë time në ekspoze… Shpresoj të mos bëj njeri xheloz. Mund të sugjeroj që ekspozitën ta quani Xhonas dhe balena”.

Muzeu është hapur ne Rejkjavik, në vitin 1997 dhe është strehë e më shumë se 300 llojeve të ndryshme penisësh.

Pall Arason, një 95 vjeçar nga Islanda që shërbeu në muze si guidë, u bë njeriu i parë që dhuroi organin e tij pas vdekjes në vitin 2011.

Gara për një vend të veçantë në këtë muze është bërë kohët e fundit dhe subjekt i një dokumentari të titulluar "The Final Member". Dokumentari ndjek disa donatorë të ardhshëm të muzeut, përfshirë dhe Tomi Miçëll nga Kalifornia, që është betuar të përfaqësojë SHBA me krenari, duke e mbuluar penisin e tij të quajtur “Elmo” me tatuazhin e flamurit amerikan. Ai është zotuar se këtë dhuratë muzeut do t’ia bëjë para vdekjes, sepse sipas tij “Njeriu nuk ka arritur asgjë në jetë, nëse nuk arrin të shohë me sytë e tij arritjen e tij”.