• |
ide | kryesore

Tifozët e Lacios shpërthejnë kundër Igli Tares

Arkiva, Sport
tare-475x282.jpg



Kalimi i mundshëm Davide Astorit nga Kaljari tek Roma ka zëmëruar tifozët lacialë. Dhjetëra prej tyre janë grumbulluar mbrëmë para hotelit në Auronzo di Cadore, ku Lacio po zhvillon fazën përgatitore, për t’i kërkuar llogari drejtorit sportiv, Igli Tares përse Astori nuk do të jetë lojëtar i Lacios, ashtu siç ekipi kishte njoftuar tifozët e saj më parë. Duket se Roma ka përparuar në negociata dhe ky fakt ka bërë që mes tifozëve të Lacio të shpërthejnë pakënaqësitë ndaj Tares. Pasi është përballur me tifozët, Tare është detyruar t’i telefonojë agjentit të Astorit dhe u ka deklaruar tifozëve se lojëtari nuk ka firmosur asgjë.

Zërave për një dorëheqje të tij, Tare u është përgjigjur duke thënë se “nuk është kjo çështja”. Ai i ka siguruar se askush nuk do të largohet.

Sipas Sky Sport, Roma është më pranë blerjes së mesfushorit të Kaljarit, pasi ka arritur marrëveshjen me ekipin, ndonëse Astori nuk ka firmosur ende. Nëse transferimi do të kryhej, marrëdhëniet e Igli Tares me tifozët lacialë do të pësonin një goditje të fortë.