• |
ide | kryesore

Çfarë hanë njerëzit më të fuqishëm të botës

Arkiva, Stil
obama.JPG

Nëse mbretëresha e Anglisë ju vjen për darkë, frutat e detit fshijini nga menuja. Mbretëresha ka qejf bukën e bardhë me gjalp dhe reçel dhe i preferuari i saj është keku me mjaltë dhe krem. Informacioni ka dalë nga dikur shef i kuzhinës mbretërore Darren McGrady. Shumë informacione të tjera interesante mbi pëlqimet dhe mospëlqimet gastronomike të njerëzve të fuqishëm janë bërë të njohura në një mbledhje të klubit gastronomik më ekskluziv në botë, Le Club des Chefs des Chefs, anëtarët e të cilit gatuajnë rregullisht për kryeministra e kryetarë shtetesh.


Barak Obama


Jepi Barak Obamës një hotdog dhe do ta bësh të lumtur. Por ama guxo të futësh ndonjë copë rrepë në pjatën e presidentit 52 vjeçar dhe do përballesh me ferrin. Ai e urren këtë perime të kuqe. Madje kur Michelle Obama krijoi një listë produktesh për kopështin e perimeve të Shtëpisë së Bardhë, rrepa u përjashtua.

George W Bush

Një tjetër president amerikan me huqe në të ngrënë. George W Bush e urren kaq shumë brokolin sa ai kishte urdhëruar përjashtimin e perimes nga Shtëpia e Bardhë dhe Air Force One.

Kur u pyet për këtë, republikani 68 vjeçar tha: “Nuk i kam qejf brokolit, s’i kam dashur që kur kam qenë i vogël dhe mamaja më detyronte t’i haja. Tani jam president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendos vetë. Nuk do ha më brokoli.”

Kim Jong -un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, 31 vjeçari Kim Jong-un vdes për djathë Emmental. E do kaq shumë sa ka dërguar një grup ekspertësh së prodhimit ushqimor në qytetin francez të Besançon për të studiuar në Kolegjin Kombëtar të Bulmetrave me kërkesën që të mësojnë të prodhojnë vetë djathin e famshëm me vrima.

Nicolas Sarkozy

 

Brie, camembert, roquefort… lista e djathërave francezë është e njohur dhe e pafund, por ish presidenti pati urdhëruar heqjen e tyre nga menuja e pallatit Elysee.

 

Vladimir Putin

Kaq e madhe është paranoja e Vladimir Putin se mos helmohet, sa ka urdhëruar që çdo pjatë të provohet nga të tjerë përpara se t’i jipet atij për të ngrënë. Një nga të preferuarat e Putinit 61 vjeçar është akullorja me pistak.

Ronald Reagan

Ronald Reagan i donte kaq shumë karamelet prej xhelatine sa ai shërbeu rreth 3.5 ton të tilla në inaugurimin e tij si president i Amerikës në vitin 1981.

Ai mbante një kosh me karamele të tilla mbi tryezën e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë gjithë kohës. Ai thoshte: “Mund të kuptosh shumë mbi karakterin e dikujt nëse i zgjedh karamelet në një ngjyrë, apo thjesht fut dorën e mbush grushtin”.

Richard Nixon

Si presidenti i 37-të i SHBA,  Richard Nixon ishte njeriu më i fuqishëm në botë në fillim të viteve ’70. Dhe mbi çfarë u mbështet karriera e tij e suksesshme? Një mëngjes i përditshëm me gjizë dhe ketchup mbi të. Në fakt, aq shumë e pëlqente djathin ai, sa vakti i fundit që hëngri në Shtëpinë e Bardhë, mendohet të ishte gjizë me ananas 

Mbretëresha Viktoria

Mbretëresha Viktoria pëlqente gatime të thjeshta, duke shkuar kundër trendit të atëhershëm për kuzhinë të sofistikuar franceze. Ajo pelqente supërat e thjeshta, por pëlqente gjithashtu t’i kalonte poshtë të shoqëruara me një pije ku përziente verë të kuqe dhe uiski.

Princi Charls

Princi Charls është gjithë teka në të ngrënë, sidomos në mëngjes. Ai pëlqen shumë lëng të freskët portokalli, sallatë frutash dhe tost. Por fiksimi i 65 vjeçarit është mjalti. Ai ka gjithmonë 6 lloje të ndryshëm në tryezë.

Papa Francisco

Nëse paraardhësi i tij, Papa Benedikt kishte shije të rafinuara e të shtrenjta, Papa Francisco pëlqen më shumë gatime bazike.
Para se të vendosej në krye të kishës katolike, ai njihej si partizan i të gatuarit vetë të gjithçkaje. Edhe tani ai këmbëngul në traditën jezuite të të ngrënit ushqime të thjeshta e bazike, por ndonjëherë e trajton veten me pjatën e tij të preferuar bagna cauda– një gatim tipik fshatar i bërë me karrota të pjekura dhe argjinare në lëng të ngrohtë me hudhra dhe vaj ulliri.