• |
ide | kryesore

Christian Louboutin debuton me… linjë manikyrësh

Arkiva, Stil
louboutin.JPG



Christian Louboutin, mendja krijuese pas këpucëve hyjnore me shollë të kuqe, vendosi më në fund t'u bashkohet të ngjashmëve të tij si  Tom Ford, Marc Jacobs dhe Chanel, duke hyrë në zonën para-bërëse të bukurisë.

Stilisti i njohur i këpucëve, ka dalë në ring duke prezantuar Christian Louboutin Beauté dhe fanatikët e tij në të gjithë botën nuk mund të mos jenë lumturuar për këtë. Ndoshta dikush do të priste nga ai ndonjë parfum në shishe të kuqe, apo ndonjë buzëkuq që të përfaqësojë denjësisht ngjyrën e tij të preferuar. Gabim!  Louboutin  ka zgjedhur për këtë debutim një linjë manikyrësh

Sigurisht, manikyrët nuk do të jenë aspak të lirë, madje super të shtrenjtë (mbi 50 Eur), por do të jenë një dhuratë perfekte për çdo fanatik të stilistit të njohur.

"Sholla e kuqe lindi dhe u krijua e frymëzuar nga manekyri i kuq. Thjesht po i kthej mbrapsht thonjve atë që u morën këpucët shumë vite më parë," thotë Louboutin.