• |
ide | kryesore

Thirrja e pazakontë e deputetit kosovar: Mos pini Coca – Cola, se ndihmoni Izraelin

Arkiva, Pikante
Gezim Kelmendi.png



Një deputet i Parlamentit të Kosovës u ka bërë një thirrje të pazakontë qytetarëve. Gëzim Kelmendi i Partisë së Drejtësisë u thotë ndjekësve të tij në Facebook, se nuk duhet të pinë Coca – Cola apo disa pije të tjera freskuese, sepse në këtë mënyrë ndihmojnë atë regjim që po masakron palestinezët.

Ja mesazhi i tij i plotë:

“Të nderuar vëllezër dhe motra. Kam një kërkesë- lutje për ju. Duke besuar në virtytet dhe zemrat e juaja,ju lus me sinqeritetin më të thellë që të i bojkotoni,mos i konsumoni " Coca Colën,Fantën,Sprite dhe Schëeppes "Ngase këto produkte janë të atij "regjimi" që po vret dhe masakron popullin palestinez.
Mos të bëhemi edhe në mënyrë indirekte vrasës të palestinezve me paratë tona.
Iu faleminderit për mirëkuptim.

Me respekt, Gëzim Kelmendi.”