• |
ide | kryesore

De Biazi: Do kopjojmë Gjermaninë në sulm, por nga halli

Arkiva, Sport
583520-10396694-640-360.jpg



Trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biazi është shprehur shumë i shqetësuar për gjendjen e sulmit të skuadrës së tij. të kuqta janë praktikisht pa sulmues. Valdet Rama i ka mbetur pa ekip dhe si rrjedhim nuk po kryen një fazë të rregullt përgatitore. Edgar Cani, që kur ka kaluar me Kaprin, pothuajse është larguar nga kombërarja, Sadiku është i dëmtuar, ndërsa hamdi Salihi kërkohet nga një skuadër qipriote, por ende nuk dihet se cfarë do të vendosë. Ndaj i pyetur se si do tja bëjë, De biazi është përgjigjur në një intervistë në "Panorama sport": "E kam vrarë shumë mendjen dhe besoj se do të kopjojmë Gjermaninë e Joakim Lëv-it. Në fakt gjermanët u shpallën kampionë bote pa pasur një qëndërsulmues tipik, ndaj dhe De biazi po mendon të adoptojë një skemë të ngjashme. Mos harrojmë që përvecse i shënuan 7 gola Brazilit, lojtarët e Lëv bënë 4 gola kundër portugezëve. A ënëdërron një gjë të tillë edhe De Biazi? Tani për tani në mendjen e trajnerit po rrotullohet ideja për të luajtur pa një sulmues pykë. Natyrisht nga halli.