• |
ide | kryesore

Ciklisti u bën selfie këmbëve pas 18 etapave të Tour de France. Shpërthejnë polemikat

Arkiva, Sport
nibali.png



Vincenzo Nibali është fituesi i Tour de France. Por më shumë se tek titulli i tij, vëmendja është përqendruar tek një çiklist polak. Arsyeja? Ai u bëri një selfie këmbëve të tij pas 18 etapave të turit. Shumëkush mendoi se ishte një tjetër rast doping -u, sepse venat e damarët janë të tejfryrë dhe nuk duken aspak normalë. Por Bartosz Huzarski është i qetë. "Kjo është gjendja e këmbëve të mia. Më është dashur të sforcohem këto 3 ditë", shkruajti ai në Facebook. Fotoja po bën xhiron në internet, por janë të shumtë ata që mendojë se kjo foto  nuk është aspak e pëlqyeshme.