• |
ide | kryesore

Corinna Schumacher nxjerr në shitje avionin e bashkëshortit. Cmimi fillestar 20 milionë USD

Arkiva, Stil
Michael-Schumachers-jet(1).jpg



Bashkëshortja e Michael Schumacher, Corinna ka nxjerrë në shitje xhetin e tij privat për 12 milionë paund . Shitja, plot 207 ditë që nga moment kur jeta e tij ndryshoi për gjithnjë në një aksident me ski në alpet franceze, shihet si një provë që ditët në udhëtime përqark botës kanë marrë fund një herë e përgjithmonë për legjendën e Formula 1. Schumacher, 45 vjeç, aktualisht ndodhet në një klinikë në Lozanë i paaftë për të lëvizur apo folur. Ai ka përpara dhe shumë vite të tjerë të gjatë në përpjekje përmes terapish të shumta për të kthyer mbrapsht një pjesë të jetës së tij të mëpërparshme. Gruaja e tij Corinna, tani I ka vënë një tabelë shitjeje prej 20 milionë dollarësh avionit të tij privat ngjyrë gri, model Falcon 2000EX, në gjendje të mbajë në bord 8 pasagjerë dhe të fluturojë me 600 milje në orë. Ai ka në bishtin e tij inicialet e 7 herë kampionit tëbotës. Sipas raportimeve në Gjermani, arsyet e nxjerrjes në shitje janë mëse të qarta. Gjatë periudhës së tij active Schumi udhëtonte 300-400 orë në vit me avionin e tij përreth botës. Ai e përdorte avionin për pjesën më të madhe të pushimeve familjare me bashkëshorten e tij, si dhe në shumë raste për të çuar në shkollën që ndiqnin në Zvicër dy fëmijët e tij Mick (15 vjeç) dhe Gina Maria (17 vjeç). Gjithësesi tashmë gjërat kanë ndryshuar. Schumacher, thuhet se ka bërë përmirësime në shëndetin e tij pasi doli nga koma e induktuar muajin e kaluar.