• |
ide | kryesore

9 vendet më të sigurtë të botës

Arkiva, Stil
avioni i presidentit.jpg



Nëse flasim për masa të larta sigurie, nuk janë burgjet vendet me sigurinë më të lartë. As aeroportet, ku siguria është rritur ndjeshëm që prej sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

1. Vendin e parë e mban Fort Knox, depozita e rezervave të arit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjenden 4 mijë ton ar, por edhe dokumenta të rëndësishëm shtetërorë. U ndërtua në vitin 1936 në Kentucky dhe mbrohet nga një autokolonë tankesh.

2. Zona e demilitarizuar mes dy Koreve. Është e gjatë rreth 240 kilometër dhe 4 kilometër e gjerë. Është zonë e pabanuar, por në disa pjesë ka prezencë ushtarake të dy vendeve.

3. Kasafortat e Kishës Mormone, brenda një mali graniti në Utah. Ruhen dokumenta gjeanalogjikë historikë. Mbrohen nga roje të armatosur dhe sensorë që kapin lëvizjet dhe nxehtësinë. Dokumentat nuk janë të gjithë sekretë: disa prej tyre janë vënë në dispozicion të publikut, madje edhe në internet.

4. Lumi Tumen, në kufirin mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. Në disa pjesë kryqëzohet edhe me territorin kinez. është vendi ideal për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, por është thuajse e pamundur, pasi ruhet nga ushtarë koreano -veriorë të armatosur rëndë.

5. Rezerva Federale e Nju Jorkut. Ka më shumë ar se në Fort Knox dhe mban edhe depozita ari të vendeve të tjera. Kasaforta e saj gjenden 25 metra në thellësi të tokës dhe në pjesën më të madhe nuk janë të aksesueshme nga publiku.


 

6.Arkivat sekretë të Vatikanit. Më shumë se sekretë, janë privatë. Studiuesit kanë mundësi të shohin vetëm një pjesë të dokumentave, të vendosur në 85 kilometrat e rafeteve nëntokësorë. Papa është i vetmi person që mund të nxjerrë në publik disa prej këtyre dokumentave.

7. Basa Ajrore 51. E famshmja bazë e Nevadës, ku askush nuk ka mundur deri më tani të hyjë ilegalisht. Tela me gjemba, sensorë që diktojnë lëvizjet, mina kundër -njeriut. Në të nuk ruhen UFO, por duket se kryhen testet e aparaturave më të reja ushtarake.

8. Ndërtesa ku mbahen serverat e furnizuesit të internetit, Banhof, në Stokholm. E njohur pak vite më parë, pasi mbante dokumentat e Wikileaks. Bota zbuloi se serverat gjendeshin nën një shkëmb graniti, në një bunker ushtarak, rreth 30 metra në tokë.

9. Air Force One, boingu 747 i modifikuar, i cili përdoret për Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe stafet e tyre. Mund të udhëtojnë deri në 70 persona. është i pajisur me sistem anti -raketor dhe shoqërohet gjithnjë nga një skuadër avionësh gjuajtës F 16. Mund të fluturojë për 7 800 kilometra pa u furnizuar.