• |
ide | kryesore

Zbulohet xheli hormon që lufton depresionin tek gratë

Arkiva, Stil
estrogjen1.jpg



 

Një revolucion sapo ka nisur në mënyrën se si trajtohet depresioni tek gratë. Një xhel me bazë estrogjenin që aplikohet në këmbë e që bën të mundur korrigjimin e ndryshimeve homonale tek gratë përgjatë ciklit të tyre menstrual ka filluar të trajtohet tek pacientët e parë. Gjithësesi, depresioni është një sëmundje e cila është vazhdimisht në qendër të kërkimeve. Ai konsiderohet si një sëmundje e grave, pasi ato janë të prirura të preken nga ai dy herë më shumë se meshkujt që nga ana e tyre sumohen më shumë nga skizofrenia. Zbulimi i këtij trajtimi gjithësesi nuk është ezaurues për këtë çështje pasi ai mund të jetë kurë vetëm për një kategori të caktuar grash. 
Kërkimet në këtë fushë kanë zbuluar se një kategori e caktuar grash vuajnë nga ajo që mjekët e quajnë Depresioni Riprodhues. Shëndeti I tyre mendor preket ndjeshëm nga luhatjet në nivelet e progesteronit, një hormon ky i çliruar në vezore gjatë pjesës së dytë të ciklit menstrual. 
Progesteroni është homoni që përgatit trupin për shtatzaninë në rast se veza e çliruar fertilizohet. Nga moment i ovulimit, nivelet e progesteronit arrijnë majën.
Është pikërisht ky nivel shumë i rritur i këtij hormoni që mjekët besojnë se i bën gratë më të ndjeshme. Nëse kjo gjendje nuk trajtohet duke normalizuar nivelin hormonal, përgjatë dy javëve të fundit të ciklit, pra nga fillimi i ovulimit (periudha fertile) e deri në fillimin e ciklit të ri, gratë vuajnë një ndryshim dramatik personaliteti: ato bëhen depresive, kanë mendime suicidale, qajnë me lehtësi dhe gjatë gjithë kohës dhe kanë episode zemërimi të madh. 
Pasi cikli rinis, nivelet e progesteronit ulen dhe gjendja emocionale ndryshon. 
Xheli në fjalë vepron duke rivendosur ekulibrat e ndryshuar hormonalë. Ai konsiderohet si një urë e parë lidhëse mes psikiatrisë dhe gjinekologjisë